Gjatë ditës së sotme do të jetë mot me vranësira dhe me kushte për reshje të shiut, ndërkohë që Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike temperaturat më të ulëta i ka regjistruar në Berovë ku ishte 4 gradë Celsius.

Temperaturat më të larta janë regjistruar në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi që ishte 12 gradë celsius.

“Më ftohtë në mëngjes është në Berovë, ku janë matur 4 gradë celsius. Pastaj, 6 në Lazaropole, 7 në Kodrën e Diellit, 8 në Strumicë, 9 në Kriva Pallankë, Ohër, Krushevë, Hanet e Mavrovës, 10 në Gjevgjeli, 11 në Manastir, Pretor, Shkup-Petrovec, 12 në Shtip, Prilep, Veles, Vinicë, Kavadar, Kumanovë, ndërsa 12 gradë Celsius janë regjistruar në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi”, njoftuan nga DPHM.

Share.
Exit mobile version