Të mërkurën pritet që në Parlamentin Evropian të votohet propozim-versioni i raportit të progresit për Maqedoninë e Veriut.

Ndaj raportit të përgatitur nga eurodeputeti Tomas Vajc, është paralajmëruar se Bullgaria, nëpërmjet eruodeputetëve të GERB do të dorëzojnë amendament, lidhur me çështjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase.

Respektivisht, kërkohet që të hiqet formulimi për identitetin si “shumëshekullor” dhe në vend të tij të vendoset formulimi “tanishëm”. Kjo, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski është tentim për të krijuar komb të ri artificial maqedonas, me rrënjë bullgare.

“Unë kisha bisedime intensive me disa persona me ndikim edhe në Parlamentin Evropian edhe në Bruksel. Edhe sot do të vazhdoj të them se nëse ajo ndodh, vetëm edhe njëherë do të konfirmohet ajo për të cilën ne flasim tërë kohën. E ajo është se nuk bëhet fjalë për disa qindra qytetarë që për vete thonë se janë pjesë e komunitetit bullgar në Maqedoni, por bëhet fjalë për tentim për krijimin e një kombësie të re artificiale dhe të tanishme maqedonase, e cila qëndron në rrënjët e kombit bullgar. Ky është thelbi. Unë këtë nuk do ta pranoj dhe do ta hedh poshtë dhe asnjëherë nuk do ta pranoj”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Të mërkurën pritet të votohet propozim-versioni i raportit të progresit për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version