Të mërkurën (11 qershor) në orët e hershme të mëngjesit në rajonin e Qytetit të Shkupit do të realizohet dezinsektim ajror ndaj mushkonjave.
Sektori për Punë Komunale i Qytetit të Shkupit njofton bletarët që në kohë t’i marrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.
“Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, e njëjta do të bëhet ditën e ardhshme kur kushtet e motit do të jenë të volitshme, në terminet e njëjta”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Të mërkurën në Shkup dezinsektim ajror kundër mushkonjave appeared first on Telegrafi.