
Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njofton se, duke marrë parasysh situatën aktuale të sigurisë, informon publikun se në koordinim me autoritetet në EBA, po punohet aktivisht për të finalizuar detajet në lidhje me organizimin e fluturimeve çarter për evakuimin e qytetarëve maqedonas.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që janë të interesuar për evakuim dhe nuk janë regjistruar ende, të regjistrohen sa më shpejt të jetë e mundur në kontaktet e mëposhtme: Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi Telefon: +971 56 441 7532, Email: [email protected] Siguria e qytetarëve maqedonas mbetet përparësia jonë më e lartë.
Personat e regjistruar do të informohen në kohën e duhur për të gjitha hapat dhe kushtet e mëtejshme për zbatimin e sigurt të evakuimit”, thuhet në deklaratë.
Mbi 400 persona në Lindjen e Mesme kanë kontaktuar ambasadat e RMV-së./Telegrafi/




