minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Të gjithë për gjykim të drejtë”: Pavlefshmëria e vendimit për shkarkimin e Damevës, i bën të pavlefshme të gjitha veprimet, të drejtat dhe detyrimet - Shqiperia.info

Pavlefshmëria e vendimit të shkarkimit i bën të pavlefshme të gjitha aktet, të drejtat dhe detyrimet e bazuara në aktin e pavlefshëm, ku ndër të tjera përfshihet edhe vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri, reagon Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” pas seancës së 471-të të Këshillit Gjyqësor, në të cilën u pranua dorëheqja e Sashko Georgiev dhe u vendos që Vesna Dameva të kthehet në postin e saj.

“Këshilli Gjyqësor vendosi ndërprerjen e mandatit të Kryetarit të Këshillit dhe zbatoi vendimin e Gjykatës Administrative. Në këtë drejtim, duam të theksojmë se pavlefshmëria e vendimit për shkarkim, i bën të pavlefshme të gjitha veprat, të drejtat dhe detyrimet e bazuara në aktin e pavlefshëm, ku ndër të tjera përfshihet edhe vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri. Pra, është e paqartë se si Këshilli ka konstatuar ndërprerjen e një mandati që konsiderohet se nuk ka filluar kurrë”, thuhet në kumtesën e Koalicionit për seancën e Këshillit Gjyqësor të mbajtur më 3 janar të vitit 2024.

Këshilli Gjyqësor dje në seancën urgjente të 471-të e pranoi kërkesën për dorëheqje të kryetarit Sashko Georgiev dhe sipas aktvendimit të Gjykatës Administrative vendosi që ta rikthejë në detyrë ish kryetaren Vesna Dameva, e cila ishte shkarkuar në maj të vitit të kaluar.

Lidhur me pikën e veprimit pas aktvendimit të Gjykatës Administrative, me të cilчn anulohet vendimi i Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e ish kryetares Vesna Dameva, Zendeli tha se duke marrë parasysh këtë aktvendim, mbetet në fuqi vendimi për zgjedhjen e Vesna Damevës për kryetare.

“Duke marrë parasysh aktvendimin e Gjykatës Administrative, konstatojmë se mbetet në fuqi vendimi i Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e kryetares Vesna Dameva nga 5.12.2022. Kryetare e Këshillit Gjyqësor tash e tutje është Vesna Dameva”, tha ai.

Seanca vijoi pas mbledhjes së punës të Këshillit në të cilën u shqyrtua aktvendimi i Gjykatës Administrative me të cilin anulohet vendimi për shkarkimin e Damevës.

Gjykata Administrative dje ka shpallur edhe aktgjykimin në të cilin ndër të tjera thuhet se Këshilli Gjyqësor nuk ka dhënë asnjë arsye të justifikuar për shkarkimin e ish kryetares Vesna Dameva nga detyra, nuk ka deklaruar provat në bazë të të cilave është konstatuar gjendja faktike, sidomos as faktet e vërtetuara, të cilat sipas gjendjes faktike të vërtetuar i referohen miratimit të vendimit për shkarkimin e saj.

Vesna Dameva u shkarkua nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor në maj të vitit të kaluar, kur zëvendësi i saj, Selim Ademi, kërkoi votë për shkarkimin e saj. Pas shkarkimit ajo ngriti padi në Gjykatën Administrative.

Ky shkarkim dëmtoi besueshmërinë e Këshillit Gjyqësor, ndaj të cilit pati disa reagime në opinion dhe u dërgua një mision vlerësues nga Bashkimi Evropian, i cili përgatiti 40 rekomandime për përmirësimin e funksionimit të Gjykatës.

“Të gjithë për gjykim të drejtë”: Pavlefshmëria e vendimit për shkarkimin e Damevës, i bën të pavlefshme të gjitha veprimet, të drejtat dhe detyrimet appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version