minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
TAV Maqedoni: Nuk kemi ndërprerje ose probleme teknike në aeroportet tona - Shqiperia.info

Të gjitha sistemet e aeroportit janë në funksion dhe për momentin nuk ka fluturime të anuluara, njoftoi TAV Maqedoni, filial i “TAV Aerodromi”, operatori i aeroportit të dy aeroporteve në RMV.

“Ne nuk po përjetojmë asnjë ndërprerje apo problem teknik me sistemet tona. Është fakt që disa kompani ajrore po hasin vështirësi me sistemet e tyre, por ne kemi marrë masa për të mundësuar funksionimin normal në aeroporte”.

“Megjithatë, ne këshillojmë dhe apelojmë tek të gjithë pasagjerët që të kontrollojnë dhe konfirmojnë informacionin për fluturimin e tyre me kompaninë ajrore apo agjencinë e udhëtimit përmes së cilës kanë rezervuar fluturimin”, thonë nga TAV.

Kompania shton se të gjithë sektorët e aeroportit janë në gatishmëri për shkak të ndërprerjes globale të IT dhe po merren të gjitha masat e nevojshme për t’i shërbyer udhëtarëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

TAV Maqedoni: Nuk kemi ndërprerje ose probleme teknike në aeroportet tona appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version