Taksat dhe tarifat e aeroportit në aeroportet në Shkup dhe Ohër nuk do të ndryshojnë për momentin, tha TAV Macedonia për “Lokalno”.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror njoftoi në fillim të muajit të kaluar se një rritje e çmimeve të biletave të avionit ishte e pashmangshme dhe paralajmëroi se rritjet e taksave dhe tarifave të aeroportit ishin gjithashtu të mundshme, për shkak të krizës globale të karburantit. Disa nga linjat ajrore më të mëdha kanë shkurtuar ose anuluar të gjitha itineraret.

TAV Macedonia po monitoron nga afër kushtet e tregut dhe vazhdon të investojë në cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve për pasagjerët dhe linjat ajrore, tha TAV Macedonia.

Nga kompania, e cila operon aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, thonë se përveç linjës ajrore gjermane “Lufthansa”, e cila ka anuluar fluturimet në linjën Shkup-Frankfurt, deri më tani nuk ka pasur informacion zyrtar nga linjat e tjera ajrore për pezullimin e fluturimeve./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version