Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas protestës së sotme të motrave medicinale në Spitalin Klinik të Tetovës, të cilat prej muajsh janë lënë pa rroga.
“Arsyet pse e lashë këtë Qeveri po bëhen gjithnjë e më të qarta”, ka shkruar Taravari në një status në rrjetet sociale.
“Një rast i dhimbshëm është ai i motrave medicinale të Spitalit të Tetovës, të cilat janë pa vendim dhe pa rrogë”, thekson kreu i ASH-së.
Ai sqaron se, gjatë kohës sa ka qenë Ministër i Shëndetësisë, ka kërkuar punësimin e tyre, por ish-partnerët nga VLEN e kanë kundërshtuar, pasi, sipas tij, kishin për synim punësimin e kuadrove partiake.
“I kërkoja me ngulm punësimet e tyre, por VLEN e kundërshtonte, sepse ata donin punësime partiake!”, shkruan Taravari.
Taravari: VLEN-i kundërshtonte punësimin e motrave medicinale appeared first on Telegrafi.