minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Taravari: VLEN-i dështoi, ju kërkoj ndjesë që nuk arritëm ta çonim ndryshimin përpara - Shqiperia.info

Në njëvjetorin e Qeverisë, kryetari i ASH-së, krahu Arben Taravari, i cili e braktisi atë para dy muajsh, shprehet se VLEN, nga një projekt i mrekullueshëm, u shndërrua në një dështim.

Treshja që aktualisht përbën ekzekutivin, Taravari e cilëson si një zhgënjim.

“Sot, në njëvjetorin e qeverisjes nga trojka VMRO–ZNAM–VLEN, nuk më mbetet tjetër veçse, me zhgënjim, të konstatoj se VLEN, nga një projekt i mrekullueshëm, u shndërrua shpejt në një përpjekje të dështuar”,Taravari, në statusin e tij të fundit në rrjetet sociale.

Taravari u kërkon ndjesë qytetarëve për periudhën në të cilën ishte në qeveri.

“Duke qenë pjesë e kësaj qeverie për 11 muaj, marr përgjegjësitë e mia dhe ju kërkoj ndjesë që nuk arritëm ta çonim ndryshimin përpara”, tha Taravari.

Taravari thekson se ndryshimi nënkupton ndërrim të mentalitetit, jo vetëm të subjekteve politike./Telegrafi/

 

Taravari: VLEN-i dështoi, ju kërkoj ndjesë që nuk arritëm ta çonim ndryshimin përpara appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version