
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi për Almakos se kanali i parë i komunikimit me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka qenë ministri i ri i Shëndetësisë që pritet të zgjidhet, Azir Aliu.
Sipas Taravarit, Azir Aliu ka komunikuar me Ali Ahmetin pa dijeninë e tij që nga muaji janar, dhe vetëm më pas e ka njoftuar për këtë.
Taravari, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe liderët e tjerë të koalicionit VLEN, ka deklaruar se në atë takim nuk është diskutuar për ndonjë marrëveshje me BDI-në apo me Ali Ahmetin.
Ai theksoi se bisedat kanë qenë vetëm për raportet në kuadër të qeverisë, ku sipas tij, “ne si VLEN kemi qenë të shtrirë”.
Taravari shtoi se nuk ka pasur dhe as nuk ka asnjë marrëveshje me Ali Ahmetin.
Taravari: Nuk ka pasur dhe as nuk ka ndonjë marrëveshje me Ali Ahmetin appeared first on Telegrafi.