Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se nga 250 milionë euro asnjë nuk shkoi për kompanitë shqiptare.
“1/4 që e huazuam nga Hungaria ishin ndihmë për kompanitë private. 250 milionë euro dhe imagjinoni ato 250 milionë euro që u shpërndanë kompanive si ndihmë me interes të vogel asnjë kompani shqiptare. Asnjë hiç, një për ilaç.
E kam pyet edhe Ministrin e Ekonomisë, ai thotë nuk kam informacion, nuk ka asnjë kompani shqiptare, nëse ka le të më demantojnë”, u shpreh Taravari në emisionin “Click Plus” në “TV21”.
Taravari foli edhe për VLEN-in. Ai tha se në VLEN parti kryesore janë LD dhe BESA, ndërsa për partitë tjerë të cilët iu bashkuan VLEN-it i quajit shoqata kulturore artistike.
“Është e vërtetë se dy parti kryesore në VLEN janë LD dhe BESA, të tjerat janë shoqata kulturore artistike. Janë grupe ansambli që i bashkëngjiten LD-së dhe Besës”, tha Taravari.

