Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sot i është kundërpërgjigjur zv. kryeministrit dhe njërit nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhitit në lidhje me daljen e ASH-së nga qeveria.

Lexo po ashtu
Mexhiti, Taravarit: Ti nuk solle ndryshimin, ti pengove ndryshimin

Taravari e cilëson Mexhitin si pensionistë të BDI-së dhe se është i verbuar nga pushteti.

“Të flasi për ndryshim një veteran, pensionist i BDI-së që u nda prej saj vetëm për konflikte interesi, e që shumë shpejt pushteti e verboi me shkëlqimin e tij, është sa absurde po aq edhe qesharake.

Të shkosh me ty është të paralizohesh”, shkruan Taravari.

Mexhiti mbrëmë e kritikoi vendimin e Taravarit për dalje nga qeveria dhe këtë veprim e quajti si pengesë ndaj ndryshimit./Telegrafi/

Taravari, Mexhitit: Një pensionistë i BDI-së nuk mund të flas për ndryshim appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version