minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Taravari: Kur nga BDI përmendin klinikat ku s’ka asnjë shqiptar, të përmendin edhe klinikat ku ka më shumë shqiptarë sesa që ka pasur - Shqiperia.info

“Duhej të jenë korrekt, kur i përmendin klinikat ku nuk ka asnjë shqiptar, të përmendin edhe klinikat ku ka më shumë shqiptarë sesa që ka pasur më parë, thotë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari për akuzat e sotme të BDI-së, të cilët thonë se në bordet drejtuese të 6 institucioneve shëndetësore shqiptarët janë zëvendësuar me maqedonas.

Taravari thotë se numri i anëtarëve shqiptarë të bordeve është relativisht i njëjtë, siç ka qenë.

“Janë qesharakë. Se më kanë përmendur aty 4-5 klinika ku është një shqiptar më pak, por nuk i përmendin klinikat ku ka 1 apo 2 shqiptarë më shumë! Kështu që numri i anëtarëve të bordeve është realisht, lartë poshtë njësoj sikur më parë, por me rëndësi është që shqiptarët janë prezent në shumicën e institucioneve, përqindja është e njëjtë, mund se më shumë ka, më pak nuk ka”, tha Taravari./TV21/

Taravari: Kur nga BDI përmendin klinikat ku s’ka asnjë shqiptar, të përmendin edhe klinikat ku ka më shumë shqiptarë sesa që ka pasur appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version