minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Taravari: Jam i sigurt se qeveria e re do të fillojë negociatat me BE-në, por edhe mund t’i përfundojë - Shqiperia.info

Arben Taravari, njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, i cili po zhvillon negociata me OBRM-PDUKM-në për përbërjen e qeverisë së ardhshme, pret që brenda disa ditësh të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Ai shprehet se i vjen mirë që pas 22 vitesh vendi ka pasur një ndryshim të plotë qeveritar. Taravari është i sigurt se kjo përbërje qeveritare do t’i nisë negociatat me Bashkimin Evropian, dhe ka thënë se është mendimi i tij që të hapet debat për Kushtetutën e re pasi të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian.

OBRM-PDUKM, koalicioni “VLEN” dhe Lëvizja “ZNAM” janë ende duke diskutuar për formimin e qeverisë së re, ndonëse tashmë është bërë e ditur ndarja e reparteve, ndërsa jozyrtarisht janë përmendur edhe emrat e ministrave të rinj.

Në ndarjen e posteve ministrore, koalicioni OBRM-PDUKM, si fitues i zgjedhjeve parlamentare, merr më së shumti, pra 13 ministri./Telegrafi/

Taravari: Jam i sigurt se qeveria e re do të fillojë negociatat me BE-në, por edhe mund t’i përfundojë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version