minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Taravari: Është zgjedhur kompania që do të ndërtojë garazhet në kate në Qendrën Klinike - Shqiperia.info

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ka konfirmuar sot se është përzgjedhur kompania që do të ndërtojë garazhet shumëkatëshe në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, me të cilën në ditët në vijim duhet të nënshkruhet kontrata për fillimin e zbatimit të projektit.

“Po, tenderi ka përfunduar. Komisioni shqyrtoi të gjitha dokumentet. Jam i informuar se çdo gjë është në rregull dhe shpresoj që do të nënshkruhet në ditët në vijim”, tha Taravari, por nuk e bëri të ditur emrin e kompanisë.

Qeveria në seancën e 20 gushtit ka miratuar vendim për zbatimin e procedurës për ndërtimin e garazheve të parafabrikuara shumëkatëshe në Qendrën Klinike Universitare – Kompleksi klinik “Nënë Tereza” në Shkup, e cila duhet të zgjidhë kaosin e trafikut në Qendrën Klinike.

Është formuar Komisioni për zbatimin e procedurës për dhënien e kontratës për krijimin e Partneritetit Publiko-Privat për ndërtimin e garazheve në kate në Kompleksin e Klinikës./Telegrafi/

Taravari: Është zgjedhur kompania që do të ndërtojë garazhet në kate në Qendrën Klinike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version