Kërkesa është dorëzuar në Ministri të shëndetësisë më 01.07.2025 pra në kohën kur Azir Aliu ishte Ministër, dhe ndaj së cilës ka marrë përgjigje negative nga Ministria e Financave. Pse nuk ndikuat që të keni përgjigje pozitive? Kështu Arben Taravari i është përgjigjur akuzave të ministrit të Shëndetësisë, Azir Azliu se pikërisht Taravari e la pezull statusin e 150 infermiereve të Spitalit Klinik në Tetovë.

Nuk do doja që të komentoj më shumë pos se një dokument, që ministrit i ka mbërritur më 15.07.2025 në të cilën ka përgjigje NEGATIVE për punësimin e 155 punonjës për Spitalin e Tetovës.

Siq që e shihni, kërkesa është dorëzuar në Ministri të shëndetësisë më 01.07.2025 pra në kohën kur Azir Aliu ishte Ministër, dhe ndaj së cilës ka marrë përgjigje NEGATIVE nga Ministria e Financave. Pse nuk ndikuat që të keni përgjigje pozitive?

Të gjitha këto punësime, nisur nga 300+300 specializantë ua lash të gatshme. Grupin e parë, gati se e mbarova. Po ku jeni me grupin e dytë prej 300 specializantë?

Të gjitha punësimet ishin para fillimit, gjë që flet çdo dokument. Çdo kërkesë nga Institucionet shëndetësore që ka mbërritur në Ministri derisa isha ministër, brenda ditësh është përcjellur për në Fond të Shëndetësisë, gjegjësisht Ministri të Financave”, shkruan Taravari.

Taravari, Aliut: Përgjigja negative erdhi në kërkesën tënde appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version