minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Talat Xhaferi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit të RMV-së - Shqiperia.info

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të RMV-së, njofton se kryetari Talat Xhaferi e ka dorëzuar dorëheqjen, në pajtim me ligjin për Qeveri teknike.

“Ju njoftojmë se sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi dorëheqje në funksion në përputhje me Nenin 115 të Rregullores për punën e Kuvendit”.

Lexo po ashtu
Dimitar Kovaçevski dorëzoi dorëheqjen nga pozita e kryeministrit

“Njëherazi, njoftojmë se e autorizoi nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovskin, të kryesojë me seancën plenare të caktuar më 26 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndryshe, sot më herët edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje pasi të dielën duhet të votohet qeveria e re, e cila do të ketë mandat 100 ditor. Kryeministër i kësaj Qeverie do të jetë Talat Xhaferi./Telegrafi/

 

Talat Xhaferi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit të RMV-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version