Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler.
Në takimin u bisedua për avancimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik – si konfirmim të partneritetit të fuqishëm strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve.
Theks i posaçëm u vendos në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe përkrahjes së iniciativave të orientuara drejt përforcimit të tregtisë dhe investimeve, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Në bisedë gjithashtu janë këmbyer mendimet për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë. U konfirmua angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, partneriteti i fortë në kuadër të Aleancës së NATO-s, si dhe përpjekjet për të promovuar vlerat demokratike, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Ministri Mucunski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për zbatimin e reformave kyçe dhe kontributin aktiv të shtetit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë, qëndron në kumtesën e Ministrisë.
Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve appeared first on Telegrafi.