
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe zbatimit të reformave të thella si rrugë e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE.
Ai sot u takua me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Këtë takim Mexhiti e cilësoi si një hap të rëndësishëm për forcimin e perspektivës evropiane të vendit.
“Bashkëpunimi i ngushtë dhe lufta e vendosur kundër korrupsionit janë çelësi i rrugës sonë drejt integrimit në BE,” u shpreh Mexhiti, duke nënvizuar se qeveria aktuale është e përkushtuar për ndërtimin e një Maqedonie të Veriut të fortë, të drejtë dhe me perspektivë të qartë për qytetarët e saj.
Ai shtoi se me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, vendi do të ecë me vendosmëri drejt qëllimit strategjik të anëtarësimit në BE.
“Angazhimi ynë është i palëkundur,” theksoi ai, duke përmendur gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, në këtë drejtim.
Takimi Mexhiti-Kallas: Reformat dhe lufta kundër korrupsionit janë çelësi për integrimin e vendit në BE appeared first on Telegrafi.