minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Takimi me Kurtin në Prishtinë, Lëvizja Besa: Është diskutuar edhe ideja e kandidatit shqiptar për president të RMV-së - Shqiperia.info

Mbrëmë tre liderët e partive opozitare shqiptare në koalicionin “Lidhja Europiane për Ndryshim”, Afrim Gashi, Bilall Kasami, Izet Mexhiti, këshilltari i kryeministrit të Kosovës për Maqedoninë e Veriut Bekim Qoku si dhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari patën takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

Nga Lëvizja Besa thonë se në takimin në Prishtinë, u diskutua për zhvillimet politike në të dy vendet, për mundësitë e reja të bashkëpunimit që kanë për synim avancimin e pozitës së shqiptarëve në RMV dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Lexo po ashtu
Kurti priti në takim përfaqësues të disa partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut

“Të gjithë liderët e pranishëm, e hodhën edhe idenë e presidentit shqiptar, figurë e cila në radhë të parë duhet të jetë figurë e ngritur intelektuale, figurë që të unifikojë faktorin shqiptar në RMV si dhe do të përfaqësojë me dinjitet të gjithë qytetarët e vendit tonë”.

“Në këtë takim u hapën edhe shumë tema të tjera të cilat i preokuptojnë qytetatët shqiptarë si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Takimet e këtij lloji janë tepër të frytshme për të dy shtetet”, thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Takimi me Kurtin në Prishtinë, Lëvizja Besa: Është diskutuar edhe ideja e kandidatit shqiptar për president të RMV-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version