Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim miqësor me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në takim u diskutuan zhvillimet politike në rajon dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
“Kisha kënaqësinë të realizoj një takim miqësor me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Takimi u nderua me praninë e z. Glauk Konjufca, znj. Albulena Haxhiu, si dhe z. Avni Dehari. Diskutuam për zhvillimet politike në rajon, çështjet me interes të përbashkët dhe theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve të dy vendeve tona. Gjithashtu, nënvizuam përkushtimin për avancimin e projekteve strategjike që i lidhin shtetet tona”, deklaroi Gashi.
Ai gjithashtu falënderoi Kryeministrin Kurti për mikpritjen dhe atmosferën konstruktive gjatë takimit.
Takimi Gashi-Kurti: Të përkushtuar për avancimin e projekteve strategjike që i lidhin Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën appeared first on Telegrafi.