Hetimet për sulmin e rëndë me thikë që ndodhi javën e kaluar në Essen të Gjermanisë po marrin drejtim të ri.
Autoritetet po dyshojnë se pas ngjarjes mund të fshihet një prapavijë islamiste.
Protagonist i këtij rasti është një 17-vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili e plagosi rëndë me thikë në bark mësuesen e tij.
Ministri i Brendshëm i krahinës Nordrhein-Westfalen, Herbert Reul, tha se provat që lidhen me motivin islamist po shtohen çdo ditë.
“Shumë elemente po na shtyjnë të hetojmë edhe këtë pistë,” deklaroi politikani i CDU-së, duke theksuar se organet e sigurisë janë duke e trajtuar rastin me prioritet.
Tagesschau raporton se 17-vjeçari ka justifikuar sulmin duke thënë se mësuesi e kishte fyer Profetin.
Thuhet gjithashtu se ai ka bërtitur disa herë “Allahu Ekber”.
Sipas mediave gjermane, i riu, i identifikuar si Erjon S., dyshohet se ka kryer edhe një sulm tjetër ndaj një burri të pastrehë, përveç goditjes së mësueses.
Hetimet për motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes po vazhdojnë, ndërsa i dyshuari ndodhet në paraburgim.