Pas deklaratës së sotme të deputetit të ASH-së, Halil Snopce, se nëse partia e tij është jashtë Qeverisë, atëherë shumica qeverisëse nuk ka legjitimitet dhe se nevojiten zgjedhje të reja, nga OBRM-PDUKM theksojnë se shumica jozyrtare është dy e treta dhe mbi 80 deputetë.

Lexo po ashtu
Snopçe: Nëse ASH del nga Qeveria, zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme

“Dhe nëse ndodh një situatë e tillë, Qeveria do të funksionojë plotësisht normalisht dhe më mirë se më parë”, tha deputeti Bojan Stojanovski nga Kuvendi.

Ai është i bindur se partia e tij është gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare në çdo moment, por, siç tha ai, zgjedhje të tilla nuk do të ndodhin, së bashku me zgjedhjet lokale në vjeshtë./Telegrafi/

Stojanovski: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme, por ato nuk do të ndodhin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version