Zv. kryeministri Ivan Stojkoviq sot ka akuzuar BDI-në se ka krijuar sistem paralel në vend.

Stoilkoviq tha më herët është punuar vetëm për shqiptarët, ndërsa tani punohet për të gjithë shqiptarët.

“Atë që ju e keni punuar vetë për shqiptarët, tani po punohet për të gjithë. Këtu janë rezultatet dhe mund ta kontrollojnë të gjithë pjesëtarët e bashkësive në shtetin tonë.

Unë e di se çfarë ju dhemb. Është humbur kushtimisht thënë selia e shtetit paralel në Maqedoni, aty ku merreshin të gjitha vendimet”, tha Stoilkoviq.

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti tha se ata nuk kanë humbur asgjë.

Bexheti tha se Stoilkoviçit nuk duhet të shqetësohet për pyetjet por të shqetësohet për anti narrativën që ka sjellë kjo qeveri./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version