Nivele të larta të pesticidit metomil, i cili është i dëmshëm për njerëzit, janë gjetur në specat e kuq të prodhuar në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore (Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve – RASFF), raportuan mediat rajonale.

Siç thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj organizate evropiane, në specat e importuar në Kroaci nga Maqedonia, pas kontrollit zyrtar të tregut, substanca e dëmshme e lartpërmendur u gjet në një nivel prej 0.049 miligramësh metomil për kilogram.

Përmbajtja e lejuar është 0.01 miligram metomili për kilogram, dhe meqenëse sasia e gjetur në produktet në fjalë ishte pesëfishi i kësaj sasie, sipas artikujve, u urdhërua tërheqja nga tregu i Bashkimit Evropian.

Inspektimi i tregut u krye më 23 shtator dhe njoftimi zyrtar u publikua më 3 tetor.

Metomili është një insekticid karbamati që u prezantua në vitin 1966 dhe është i njohur për toksicitetin e tij të lartë ndaj njerëzve dhe kafshëve./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version