minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Spasovski për vrasjen në Çellopek të Tetovës: Dyshohet se për motiv kishte çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje - Shqiperia.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se vrasja e dyfishtë që ndodhi pasditen e sotme në Çellopek (rrethinë të Tetovës), dyshohet se për motiv kishte çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje.

Spasovski thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të rasatit.

Lexo po ashtu
Detaje zyrtare për vrasjen e dyfishtë në Çellopek të Tetovës

“Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullakohet i gjithë ai procesi dhe të kemi detaje nga ngjarja”, deklaroi Spasovski.

Ndryshe, vrasja ka ndodhur sot pasdite, ndërsa nga policia njoftuan se është ndaluar personi i dyshuar për këtë ngjarje tragjike./Telegrafi/


Lexo po ashtu
Vrasje e dyfishtë në Çellopek të Tetovës

Spasovski për vrasjen në Çellopek të Tetovës: Dyshohet se për motiv kishte çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version