minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Spasovski: Nga pikëpamja e MPB-së rasti i vrasjes së dyfishtë është zbardhur tërësisht - Shqiperia.info

Ministri i MBP-së, Oliver Spasovski sot informoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka hetuar plotësisht rastin e vrasjes së dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga pikëpamja e MPB-së, çështja është zbardhur në tërësi. Për të gjitha aspektet e tjera të hetimit do të kontaktoni Prokurorinë. Puna jonë ka përfunduar plotësisht.

Nëse vendoset zgjerimi i hetimeve dhe pranimi i udhëzimeve dhe kërkesave të tjera nga Prokuroria, MPB-ja është këtu për të vepruar”, tha Spasovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Pas 17 ditësh, të premten, më 22 dhjetor, mbërritën rezultatet e autopsisë nga autopsitë e të vrarëve Gjorçevska dhe Zhezhovski. Ata do të duhet të studiohen dhe do të duhet të japin përgjigjet se si u vranë dy viktimat e rrëmbyera më parë. Dihej tashmë se kjo nuk ishte autopsi e zakonshme. Autopsitë janë kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Kriminologjisë.

Spasovski: Nga pikëpamja e MPB-së rasti i vrasjes së dyfishtë është zbardhur tërësisht appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version