Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, në konferencë për shtyp në Kuvend kritikoi shumicën qeverisëse për mosmbështetjen e zgjidhjes së tyre ligjore në lidhje me familjet e të pësuarve dhe të lënduarve në zjarrin në diskoteken “Pulse” në Koçan.

Gjatë përcaktimit të rendit të ditës të seancës së 48-të parlamentare nuk u votua kërkesa me procedurë të shkurtuar që të miratohet kjo zgjidhje ligjore. Vetëm deputetët e LSDM-së dhe “Të Majtës” votuan “pro”. Sipas Spasovskit, ky ligj, i cili përveç Koçanit, duhej të vlente edhe për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga tragjedi të tjera si Llaskarca, Spitali Modular etj., duhej të ishte ligj për bashkim, unitet, solidaritet dhe kohezion.

“Konsiderojmë sot duhej të gjendet në rend dite një tekst i tillë, i cili nuk është një tekst i zakonshëm ligjor, por një detyrim moral, institucional, dhe ky propozim-ligj doli nga tragjedia më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në shtet”, tha Spasovski.

Përkujtoi se në tragjedi humbën jetën 62 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, duke lënë pasoja psikologjike dhe sociale për familjet, dhe se ngjarja i ka nxjerrë lëshimet dështimet sistemike në fushën e standardeve të sigurisë dhe përgatitjes institucionale për t’u përballur me fatkeqësi të tilla.

Spasovski theksoi pjesë të ligjit që, ndër të tjera, parashikonin që familjet e të vdekurve dhe të lënduarve do të merrnin mbështetje financiare, si dhe mbështetje shëndetësore dhe psikologjike dhe të tjera./Telegrafi/

Spasovski: Ligji për tragjedinë në Koçan është detyrim moral dhe institucional appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version