Për tragjedinë në Koçan, e cila është një tragjedi me përmasa më të mëdha në vendin tonë, përgjegjësia duhet të bjerë mbi të gjithë të përfshirët dhe të gjithë fajtorët e vërtetë, tha deputeti i LSDM-së dhe ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Sipas Spasovskit, hetimi për Koçanin karakterizohet nga selektiviteti, mungesa e transparencës dhe mosmarrja e përgjegjësisë nga asnjë mbajtës aktual i një pozicioni të caktuar.

“Askush nuk është përfshirë në hetim dhe nuk janë ndërmarrë të gjitha hapat që duhet të çojnë në llogaridhënien e fajtorëve të vërtetë”, tha Spasovski “Alsat”.

Spasovski thekson se edhe pas tragjedisë në Koçan, qeveria nuk ka ndërmend të ndryshojë sistemin.

Pas ngjarjeve në Koçan, të gjithë ishim unanimë, si në Parlament ashtu edhe në jetën politike, se duhej ndërtuar një sistem i ri, një rivendosje e të gjithë sistemit në vend.

Le të krijojmë një sistem që qytetarët e duan. Askush nuk mund t’i akuzojë qytetarët se po avokojnë për krijimin e një sistemi të tillë, sepse është i nevojshëm. Qytetarët kërkojnë një sistem që funksionon, një sistem evropian. Dhe pas tragjedisë në Koçan, qeveria në Kuvend po ndryshon zgjidhjet ligjore që ulin kriteret për zgjedhjen e bartësve të funksioneve të caktuara. Kjo nuk po e ndryshon sistemin”, shtoi ai./Telegrafi/

Spasovski: Edhe zyrtarët aktualë duhet të mbahen përgjegjës për tragjedinë në Koçan appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version