minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Sot regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup - Shqiperia.info

Siç njoftojnë nga MPB, do të ketë regjim i posaçëm i komunikacionit sot në Shkup për shkak të garës atletike.

“Më datë 29.03.2026, me fillim në orën 10:00, në Shkup do të mbahet garë atletike në gjatësi prej 10 km, me itinerar nga Vodno e Mesme përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri te parkingu i manastirit Shën Pantelejmon dhe anasjelltas”, thonë nga MPB.

Për këto arsye, Njësiti për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, ndërsa qarkullimi do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

Share.
Exit mobile version