
Nga sot e deri më 31 gusht vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyje. Siç njoftohet, ndalesa vendoset për shkak të rrezikut të shtuar nga shfaqja dhe përhapja e zjarreve në hapësira të hapura.
Lëvizja do të lejohet vetëm me leje të shkruar të lëshuar nga degët e NP “Pyjet nacionale” – Shkup, për zonat që i menaxhojnë.
Për mosrespektimin e kësaj ndalese, personat fizikë që kapen duke lëvizur në pyll do të gjobiten me 1500 deri në 2000 euro në kundërvlerë në denarë.
Sot hyn në fuqi ndalesa për lëvizje nëpër pyje, gjoba arrin deri në dy mijë euro appeared first on Telegrafi.