Deputeti i ASH-së krahu i Taravarit, Halil Snopçe sjellë edhe një herë në vëmendje propozim Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Nga ASH thonë se Snopçe ka qenë koordinator i grupit parlamentar të koaliciinit VLEN, në emër të koalicionit e ka informuar ministrin për Pushtet lokal se ky ligj, pa mos e pastruar çështjen e votuesve jorezident nuk e ka mbështetjen e VLENIT.

Parashtorhet pyetja se cili është qëndrimi momental i VLEN-it, pyet deputeti Snopçe.

“Ato duhet të deklarohen. A vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e njëjtë apo e kanë ndryshuar qëndrimin? Koordinatori i ri i VLENIT, Bekim Qoku duhet të del dhe të deklarohet në mënyrë të qartë”, ka sfiduar deputeti Snopçe VLEN-in nga foltorja e Kuvendit.

Për sa i përket vet ligjit, deputeti i ASH-së, thotë se aty nuk ka asgjë esenciale, është vetëm një makiazh.

“Nuk është inkorporuar asgjë nga përcaktimet programore të qeverisë në lidhje me decentralizimin dhe zhvillimin e barabartë regjional. Nuk është marrë në konsideratë asgjë nga progres raporti i BE-së nga viti 2024. Nuk është inkorporuar asgjë nga problemet e përzierjes së kompetencave që dolën në shesh si pasojë e rastit tragjik në Koçan”, thotë Snopçe.

Snopçe, VLEN-it: A jeni akoma kundër ndryshimeve në Ligjin për Vetëqeverisjes Lokale? appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version