minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Snopçe: Sot BDI emëron dy ministra të rinj, ASH nuk ka kërkuar shkarkimin e tyre - Shqiperia.info

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe sot në një deklaratë për media ka theksuar se partia nuk ka kërkuar shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informative dhe Administratës, Fatmir Mexhitit dhe Azir Aliut. Ai tha se shkarkimi i tyre bëhet me propozim të BDI-së.

“Dua të raportoj se Aleanca për Shqiptarët nuk e ka kërkuar një gjë të tillë nga Qeveria, nga zoti Talat Xhaferi si kryeministër teknik i kësaj qeverie. Autoritetet e ASH-së qëndrojnë pas ministrave Aliu dhe Mexhiti dhe Kuvendit Qendror dhe Kryesisë. Kjo është dëshmuar mbrëmë ku fizikisht kanë qenë të pranishëm 17 nga 29 anëtarët e Kryesisë”, tha Snopçe.

“Vendimi nuk ka të bëjë me partneritetin tonë në këtë Qeveri. Nëse ndodh një gjë e tillë, dua të them se nuk kemi asnjë obligim ndaj marrëveshjeve me këtë Qeveri dhe me LSDM-në dhe me askënd tjetër. Pra, ata vetë vendosin të na nxjerrin nga Qeveria, diçka e ngjashme me atë që ndodhi në 2017″.

“Një fakt interesant është se kjo po ndodh nën stafetën e Artan Grubit dhe mesa duket ata njerëz bashkëpartiake që nuk janë dakord me thirrjen e kryetarit tonë në zgjedhjet e ardhshme për të shkuar bashkë me opozitën nëpërmjet Artan Grubit duan të bëjnë grusht shteti në parti dhe mesa duket kanë zgjedhur një ushtrues detyre të atij grupi, i cili është Artan Grubi”, tha Snopçe.

Snopçe: Sot BDI emëron dy ministra të rinj, ASH nuk ka kërkuar shkarkimin e tyre appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version