Për një kundërvajtje ose gjobë, për të cilën qytetari nuk është informuar ose e ka lënë anash, të paguhet më pak se aktualisht, kërkojnë sindikalistët.

Marjan Risteski nga LSM thotë se ka pasur raste kur për një borxh prej 25 deri në 500 denarë, qytetarët kanë marrë gjoba deri në 15 mijë denarësh. Ai shton se për momentin ka mbi një million raste të tilla dhe mbi 150 mijë llogari të bllokuara të qytetarëve.

“Ne do të kërkojmë vjetërsim. Ju e shikoni se çfarë lloj lëndësh vjetërohen. Do të kërkojmë sistem „shtëpi e vetme“ që qytetarit të mos mund t’i merret shtëpia apo banesa nëse ka borxhe të papaguara. Ne kërkojmë që nëse ka, këto kosto komunale mujore të përgjithshme të mos ngarkohen me avokatë ose me noterë, por menjëherë të shkojnë te përmbaruesi, sepse kjo praktikë ekziston kudo në botë, në Amerikë, Zelandë të Re, Irlandë, Evropë dhe vendet përreth“, deklaroi Marjan Risteski, sindikalist.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se ligji ka qenë në ENER, ndërsa tani grupi i punës do t’i shqyrtojë të gjitha vërejtjet.

“Grupi i punës që ka punuar në përgatitjen e zgjidhjes ligjore në periudhën në vijim do t‘i shqyrtojë me kujdes të gjitha komentet dhe propozimet, që i janë dhënë zgjidhjes ligjore si dhe mendimet e institucioneve. Pas kësaj, projektligji do të dorëzohet në procedurë qeveritare“, thanë nga Ministria e Drejtësisë.

• Të gjitha komentet nga të gjitha palët e interesuara do të shqyrtohen• Propozimi më pas do t’i dorëzohet Qeverisë
Projektligji pritet të arrijë në qeveri deri në fund të këtij muaji. / Alsat.mk.

Share.
Exit mobile version