minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Siljanovska javën e ardhshme do ta ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re - Shqiperia.info

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova javën e ardhshme do ta ndajë mandatin për përbërjen e qeverisë së re. Këtë për AIM e konfirmuan nga Zyra e Presidentes.

Afati për dhënien e mandatit për përbërjen e qeverisë së ardhshme skadon më 7 qershor.

Sipas Kushtetutës, presidenti është i detyruar që brenda dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit t’ia ndajë mandatin për përbërjen e qeverisë, partisë gjegjësisht partive që kanë shumicën në Kuvend, ndërsa mandatari brenda 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, duhet të paraqesë në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë.

Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, zgjedh Kuvendin me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Përbërja e re parlamentare u zgjodh në një seancë konstituive të martën. Në të njëjtën ditë, kryetar i Kuvendit u zgjodh Afrim Gashi./Telegrafi/

Siljanovska javën e ardhshme do ta ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version