minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Siljanovska Davkova uron popullin hebre me rastin e festës “Jom Kipur” - Shqiperia.info

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, u dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë hebraike Pepo Levi dhe të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë hebraike me rastin e kremtimit të festës Jom Kipur.

“Më lejoni t’u uroj të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë hebraike në Maqedoni “ditën e ditëve”, festën më të shenjtë hebraike – Jom Kipur që ta kalojnë në paqe dhe harmoni, në shëndet të mirë dhe në gëzim e dashuri. Kremtimi i festës së pendimit dhe i shpengimit, me lutje dhe agjërim, na dëshmon për shpirtin e thellë dhe të gjallë të popullit hebre. Jemi krenarë që edhe pse i vogël, komuniteti hebre në Maqedoni në thelb kontribuon për shoqërinë tonë duke ruajtur traditat e veta dhe duke forcuar vlerat e përbashkëta, bashkëjetesën dhe bashkimin”, thuhet në urimin e Siljanovska Davkovës.

Më tej, shton ajo, “le të shmangim vorbullën e tundimeve gjeopolitike botërore dhe të kapërcejmë ngatërresat e brendshme. Të qëndrojmë të bashkuar duke punuar pa u lodhur për prosperitetin dhe përparimin e atdheut tonë”.

Siljanovska Davkova uron popullin hebre me rastin e festës “Jom Kipur” appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version