Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së krishterë të Ngjitjes së Virgjëreshës së Bekuar, i dërgoi mesazh urimi kreut të KOM-OA, Stefan, dhe të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks.

“Kulti i Nënës së Zotit është një dëshmi e shpirtit dhe besimit tonë të palëkundur tek ajo, si dhe e rëndësisë së amësisë, dashurisë së pakushtëzuar dhe vlerave familjare. Hyjlindësja e Bekuar, si mbrojtëse e nënave dhe fëmijëve, ka një vend të veçantë në tempujt dhe shtëpitë tona, dhe mbi të gjitha, në zemrat tona”.

“Nuk është rastësi që vizitorët e kishave dhe manastireve të shumta të dedikuara Virgjëreshës Mari nuk janë vetëm të krishterë, por edhe anëtarë të feve të tjera. Këtë vit, edhe ne do ta kalojmë festën e Ngjitjes së Virgjëreshës së Bekuar së bashku me të dashurit tanë”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentes.

Në mesazhin e saj të urimit, presidentja shprehet se pret që ne të kapërcejmë krizën shpirtërore dhe morale dhe të kthehemi te vlerat e vërteta njerëzore.

Siljanovska-Davkova: Të tejkalojmë krizën shpirtërore dhe morale dhe të kthehemi te vlerat e vërteta appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version