minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Siljanovska-Davkova promovoi sloganin e saj në fushatën presidenciale - Shqiperia.info

Kandidatja për presidente e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska-Davkova sot promovoi sloganin e saj në fushatën presidenciale “Maqedonia sërish krenare”.

Ajo thotë se slogani është për shkak të gjendjes aktuale me demokracinë në Maqedoni por edhe se shteti është shtet i dobët.

“Kur them Maqedonia sërish krenare, mendoj për qytetarët. Arsyeja është kthimi i shpresës, kthimi i besimit në demokraci, kombi sërish ta dijë se të gjithë në politikë, duke përfshirë edhe të parin e shtetit ose presidenten e shtetit, kanë për obligim që të udhëhiqen nga interesat nacionale ose interesat shtetërore”, tha Siljanovska-Davkova.

Ajo shtoi se ky slogan nuk është zgjedhur rastësisht dhe se nevojitet të problematizohet marrëdhënia ndaj shteteve të vogla dhe jo rastësisht, siç thotë ajo, vendet e mëdha ndonjëherë sillen ndaj nesh sikurse nuk meritojmë krenari.

Ndryshe, fushata në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale do të fillojë 20 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, përkatësisht më 4 prill dhe do të zgjasë deri më 22 prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet më 8 maj bashkë me zgjedhjet parlamentare./Telegrafi/

Siljanovska-Davkova promovoi sloganin e saj në fushatën presidenciale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version