“Duke e mbrojtur natyrën e mbrojmë veten tonë, ndërsa pastrimi i përgjithshëm javor duhet të shndërrohet në pastrim të përgjithshëm 365-ditor”, porositi sot nga Akuadukti i Shkupit presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fillim të aksionit nacional treditor për pastrimin nga mbeturinat “Pastrim i përgjithshëm javor”.

Ajo foli për filozofët francezë Ruso dhe Mishel Sera për qëndrimet e tyre për nevojën e një marrëveshjeje natyrore, mes njerëzve dhe natyrës.

“Marrëveshje në të cilën do të garantojnë se njerëzit do ta mbrojnë natyrën. Ne me të drejtë themi se ai i cili është më i vjetër ka të drejta më të fuqishme apo më të mëdha, por së pari u krijuan bimët, më pas kafshët e pastaj njerëzit. Njerëzit sillen si ndërhyrës në parajsë, ky është fakt. Nëse nuk pajtohemi me natyrën do të vetëvritemi. Ky është fakt”, theksoi Siljanovska Davkova.

Nismën e përshëndeti edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sipas të cilit, aksioni vullnetar për pastrim nga mbeturinat në shtet të cilat nga viti në vit po bëhen më masive dhe simbol i asaj se si vetëdijesimi për përgjegjësi personale dhe bashkëpunimi i mirë jep rezultate të dukshme.

“Mjedisi jetësor dhe posaçërisht monumentet e këtilla siç është Akuadukti meritojnë reskpekt dhe kujdes. Aksionet e këtilla në të cilat të gjithë bashkarisht tregojmë nismë, vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim duhet të jenë pjesë e përditshmërisë sonë. Mbeturinat nuk e kanë vendin në rrugë apo në natyrë”, tha Mexhiti.

Aksioni ekologjik “Pastrimi i përgjithshëm javor” është në organizim të “Men end Maunten” në bashkëpunim me Birrarinë Shkup, Pakomak, Zero mbeturina, Shparkase banka, EVN Maqedoni, Makstil, Buçim Borov Doll, Saubermaher dhe Kostal. Aksioni është mbështetur edhe nga BNJVL, Kryqi i Kuq dhe Ministria e Mjedisit Jetësor.

Siljanovska-Davkova: Pastrimi i përgjithshëm javor të shndërrohet në pastrim të përgjithshëm 365 ditor appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version