
“Nuk do të duhej të problematizoheshin vendimet të cilat i ka sjellë gjykatësja kushtetuese Elizabeta Dukovska gjatë dy viteve të kaluara, megjithatë nuk mund të mbetet në Gjykatën Kushtetuese një person që është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, madje nëse doni, edhe mënyrë joligjore”. Kështu tha sot presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova në promovimin e “Vetëvlerësimit gjinor dhe Planit gjinor të aksionit 2024-2028” të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës.
Në pyetjen e gazetarëve lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore për anulim të zgjedhjes së gjykatëses kushtetuese Dukovska, presidentja thotë “çfarë është ajo garë nëse kemi disa kandidatë, ndërsa nëse dikush vendosë se ka përfunduar beteja që para se të fillojë”.
“Dje diskutuam me një kolegë, ekspert i shquar nga fusha jonë, profesor grek, ai thotë si edhe kolegja jonë Ana Pavllova – Daneva se tani nuk do të duhej të problematizohen vendimet, megjithatë nuk mund të mbetet në Gjykatën Kushtetuese një person i cili është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, madje edhe mënyrë joligjore. Çfarë është ajo garë nëse keni disa kandidatë, ndërsa dikush vendosë se ka përfunduar beteja që para se të fillojë. Ato janë vërejtje që neve na shtyjnë sistemin ta rimendojmë me të vërtetë nëse dëshirojmë Gjykata Kushtetuese që do të jetë baraspeshë e autoriteteve të treta. Ky është leksion edhe për deputetët, sepse ata i përfaqësojnë qytetarët dhe votojnë me bindje të vet, por në politikën e kufijve të së drejtës. E tillë nuk ishte ajo”, përfundoi Siljanovska – Davkova.
Theksoi se që nga pozita e deputetit nga radhët e OBRM-PDUKM-së së atëhershme opozitare e ka kritikuar zgjedhjen e Dukovskës, sepse ishte në kundërshtim me Kushtetutën.
Siljanovska-Davkova: Nuk duhet të problematizohen vendimet e gjykatëses Elizabeta Dukovska appeared first on Telegrafi.