Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila mbrëmë mori pjesë në koncertin e pianistit Simon Trpçeski në Romë në kuadër të manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”, tha se askush nuk do ta harrojë atë mbrëmje dhe se kjo është edhe një konfirmim i fuqisë së diplomacisë kulturore.
Sipas saj, “koncerti ishte i admirueshëm, një kënaqësi e përbashkët” ku mori pjesë edhe ministri i Kulturës Zoran Ljutkov së bashku me priftërinjtë, të cilët janë pjesë e delegacionit shtetëror-kishtar në Itali.
Ajo theksoi se italianët janë të sofistikuar kur bëhet fjalë për muzikën, se kanë shije dhe kritere strikte, por beson se pas asaj që kanë dëgjuar, “qëndrimi i tyre ndaj kulturës maqedonase do të ndryshojë”.
“Dhe, e them përsëri se besoj që përveç diplomacisë tradicionale, diplomacia kulturore është arma jonë më e fuqishme”, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.
Sipas programit, është planifikuar edhe një takim me homologun e saj italian, Serxho Matarella.
Siljanovska-Davkova nga Roma: Përveç diplomacisë tradicionale, diplomacia kulturore është arma jonë më e fuqishme appeared first on Telegrafi.