Presidentja Gordana Siljanivska Davkova pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se është diskutuar edhe ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
“Tendencë e Ministrisë së Drejtësisë është që t’i dërgojë ligjet në mendim te Komisioni i Venecias, gjë të cilën nuk e bënim shpesh në periudhën e kaluar. Pse është kjo me rëndësi? Të përkujtoj, sipas ndryshimit të metodologjisë nuk është kusht vetëm harmonizimi i legjislacionit tonë me atë evropian, por edhe zbatimi efektiv i ligjeve dhe mendimeve të Komisionit të Venecias dhe të GREKO-s”, theksoi presidentja.
Të gjithë pjesëmarrësit në diskutim, siç tha, treguan për pritshmëritë dhe rëndësinë e raportit në nëntor, të cilin e marrim për progresin në integrimet evropiane.
“Unë dhe të tjerë kemi theksuar nevojën që Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane të jetë aktiv në Kuvend, sepse në të marrin pjesë jo vetëm deputetë, por edhe një përfaqësues të ASHAM-it, një përfaqësues i organizatave joqeveritare… Kjo është shumë e rëndësishme. Pse? Që të ndërtojmë unitet dhe të kuptojmë njëri-tjetrin dhe që kritikat dhe propozimet të vijnë në kohë në mënyrë që legjislacioni të jetë vërtet në përputhje me standardet evropiane, sepse është tepër vonë pas festave. E njëjta gjë vlen edhe për Komisionin për Çështjet Evropiane, i cili duhet të jetë shumë më aktiv ose proaktiv në mënyrë që të mund ta analizojmë situatën dhe t’u përgjigjemi vërejtjeve të bëra nga KE-ja për përparimin e vendit në të gjitha fushat”, tha presidentja Siljanovska – Davkova
Siljanovska-Davkova: Ministria e Drejtësisë ka tendencë që Ligji për përfaqësim të drejtë të dërgohet Komisionin e Venecias, është metodologji që duhet zbatuar appeared first on Telegrafi.