
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova e cila sot ishte nikoqire e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë konteste por kanë bazë për bashkëpunim.
“Kjo vizitë paraqet edhe një konfirmim për marrëdhëniet e mira fqinjësore të cilat ndërtohen nëpërmjet respektit të ndërsjella. Ne nuk kemi konteste të hapura, derisa s’kemi konteste kemi bazë të zgjeruar për bashkëpunim.
Nevojitet lidhje infrastrukturore. Tema kryesore ka të bëj me perspektivën evropiane. Shqipëria është më afër në këtë rrugë dhe unë shpreh kënaqësinë time për këtë. Unë përveç Shqipërisë dhe Malit të zi shoh hapa evropian edhe për gjithë Ballkanin Perëndimorë. Kuptohet që fort jemi të përcaktuar dhe determinuar për BE-në.
Anëtarësimi realizohet përmes reformave, veçanërisht me sundimin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike”, tha Siljanovska./Alsat/





