Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mbajti një fjalim në Konferencën e katërt ndërkombëtare për financimin e zhvillimit, e cila po mbahet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara në Seville të Spanjës.
Në fjalën e saj, Siljanovska-Davkova theksoi rëndësinë e bashkëpunimit shumëpalësh dhe përpjekjeve globale për të luftuar varfërinë, ndryshimet klimatike, pabarazinë dhe padrejtësinë sociale.
Presidentja paralajmëroi për rreziqet në rritje gjeopolitike dhe ekonomike që, sipas mendimit të saj, mund të minojnë arritjet globale deri më sot, por shprehu besim në mundësinë e një bote më të mirë dhe më të qëndrueshme.
Presidentja theksoi se qasja në financim të drejtë është një parakusht thelbësor për partneritete të besueshme dhe për t’u përballur me sukses me sfidat globale.
Në këtë drejtim, ajo e vlerësoi Paktin e ri për të Ardhmen si një mundësi për të krijuar një kontratë sociale globale të ripërtërirë, bazuar në përgjegjësi të përbashkët./Telegrafi/
Siljanovska-Davkova: Gjeopolitika dhe ekonomia mund të kërcënojnë zhvillimin appeared first on Telegrafi.