minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Shtyhet gjykimi për “Shkallët spanjolle” në RMV - Shqiperia.info

Gjykimi për “Shkallët spanjolle” shtyhet me kërkesë të avokatit mbrojtës të katër të akuzuarve, i cili është penguar të marrë pjesë në seancën.

Siç informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, në marrëveshje me palët do të jepen data të reja për vazhdimin e seancës kryesore, të cilat do të jenë të disponueshme përmes kalendarit të gjykimit në ueb faqen e gjykatës.

Në rastin “Shkallët spanjollë”, janë të akuzuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilia Radojkova, Snezhana Kërstevska, Risto Papazov, Lidija Smilanovska dhe Marjan Jovanov.

Ata akuzohen se me shitjen e paligjshme të parcelave para objektit të EVN-së në sheshin në Shkup, e kanë dëmtuar shtetin për 2,6 milionë euro.

Shtyhet gjykimi për “Shkallët spanjolle” në RMV appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version