Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ka lëshuar një njoftim duke i informuar qytetarët e RMV-së në Bahrein se një autobus do të niset nga Bahreini për në Riad të mërkurën, nga ku do të kthehen në vend me një fluturim special.

“Ju informojmë se të mërkurën, më 11 mars, në orën 06:00 të mëngjesit, një autobus i Flynas do të niset nga Bahreini (Manama) për në Riad – Aeroporti Ndërkombëtar King Khaled, nga ku do të ktheheni në vendin tonë me një fluturim special të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë”, thuhet në njoftim.

Vendi i nisjes nga Manama/Bahrein – pika e grumbullimit – vendi i nisjes së autobusit, është deklaruar në njoftimin e Ambasadës në Facebook.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski informoi se është duke u zhvilluar një proces i koordinuar i evakuimit të qytetarëve të RMV-së nga disa vende të Lindjes së Mesme, i cili, siç tha ai, pritet të finalizohet deri në fund të kësaj jave.

Në një konferencë për shtyp në Qeveri, Mucunski theksoi se që nga momenti i parë i përshkallëzimit të krizës së sigurisë, është krijuar një mekanizëm krize përmes Ministrisë dhe misioneve diplomatike dhe konsullore.

“Që nga momenti i parë i përshkallëzimit të krizës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme krijuan një mekanizëm të përhershëm për krizat. Duke krijuar një seli krize dhe misione diplomatike dhe konsullore, ishim në komunikim 24-orësh me qytetarët maqedonas që ndodhen në zonat e prekura, me një qëllim të qartë – evakuimin e tyre të sigurt, në kohë dhe të organizuar”, tha Mucunski.

Ai shtoi se në 12 muajt e fundit ky është operacioni i tretë kompleks i kësaj shkalle.

Share.
Exit mobile version