minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident në rrugën Tetovë-Gostivar - Shqiperia.info

Rreth mesditës në magjistralen Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë lënduar gjithsej shtatë persona.

Siç njofton zëdhënësi i SPB Tetovës, Marjan Josifoski, në rrugen Tetovë Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku, me të cilin janë përfshirë: një automjet terren me targa të Tetovës i drejtuar nga mysafiri 41 vjeçar nga A.K. dhe një veturë tip “Audi” me shënja tetovare, të cilën e drejtonte H.M.(42) nga Gostivari.

“Në aksident lëndime trupore kanë pësuar vozitësi i “auditos” dhe gjashtë pasagjerë nga e njëjta veturë, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore”, informoi Josifoski.

Në vendin e aksidentit është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë.

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident në rrugën Tetovë-Gostivar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version