Shporta konsumatore e Qeverisë është rreth 9.000 denarë më e ulët se ajo minimale e përllogaritur nga Sindikata, e cila për shkurtin ishte 67.382 denarë.

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, tha se shporta konsumatore do të publikohet deri në fund të marsit kur do të ketë edhe një seancë tjetër të Këshillit Ekonomiko-Social dhe është rreth 13 për qind më i ulët se ajo sindikale.

“Rreth 13 për qind më e lirë është se shporta minimale sindikale, të cilën e publikon LSM. E tyrja nuk është shporta minimale.

Domethënë ata atje, e dini, shumë herë e kemi thënë që kanë vendosur edhe produkte që gjatë periudhave të caktuara nuk konsumohet, kanë vendosur atje për shpenzime për qira, dhe sipas regjistrimit të vitit 2021, 95 për qind e popullsisë ka shtëpinë e vet”, deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Share.
Exit mobile version