Më 03.03.2026 (e martë), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, SH.T. Z. Mark Rutte, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të vizitës, Njësia për Sigurinë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për të vendosur një regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga nëpunësit policorë, me qëllim të sigurimit të rrjedhës së sigurt dhe të pandërprerë të trafikut./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version