Një ekip policor nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Dibrës mbrëmë kanë intervenuar pas thirrjes së shtetasve belg – alpinist, për ndihmë dhe siguri e rrezikuar.

Në Departamentin e Punëve të Brendshme në Dibër thirrja u pranua mbrëmë në orën 19:13 nga ana e shtetasve belg të cilët po bënin alpinizëm në brezin malor mbi Dibër, ndërsa më pas ishin sulmuar nga qentë.

“Është konstatuar se ata janë ndodhur në afërsi të fshatit Novak, në komunën e Qendër Zhupës, pas së cilës një ekip policor me një automjet të terrenit u nis menjëherë drejt fshatit, ku së bashku me rojtarin e gjahut nga fshati Novak, gjetën tre alpinistët. Bëhet fjaëlë për shtetas belgë L.M. (42), M.L.K. (62) dhe J.J. (41), të cilët janë transportuar në mënyrë të sigurt deri te automjeti motorik i tyre”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit të Punëve të Brendshme – Ohër.

Sipas tij, ata sqaruan se pasi kishin ngritur një tendë kampingu, u sulmuan nga qen barinjsh, ndërsa duke ikur janë ngjitur në një shtyllë për telefoni celulare.

Personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore, pa lëndime.

Share.
Exit mobile version